75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi vazhdon të bëj shkelje: E fuzionoi KF Kosovën (P), me A&N që ia dha nipit të tij, por klubi kryeqytetas i vazhdon garat!

Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, nuk e nuk e shuajti klubin e tij KF Kosova Prishtinë sipas rregullores së FFK’së, por ai tani po punon mirë edhe për të ardhmen e tij.

Klubi futbollistik KF Kosova e Prishtinës, tash e tri dekada është në pronësi të Agim Ademit, kurse  vitin e kaluar kishte vendosur për shuarjen e  klubit dhe fuzionimin me klubin nga Prizreni, FC A&N, ku kryetar klubi e ka djalin e motrës (nipin) e Ademit, Visar Dauti, me skuadrën prizrenase që është pjesë e Ligës së Dytë në Futbollin e Kosovës, shkruan Korneri.net

Për çudi, klubi prishtinas ende vazhdon garat në ligën e tretë aty ku është dashur ta niste klubi A&N, por kjo nuk ndodhi përkundër fuzionimit, andaj prizrenasit luajnë në ligën e dytë dhe janë me pikë të njëjta me me Kikën nga 41. Është e pabesueshme fakti se si është e mundur që KF Prishtina është regjistruar si OJQ, dhe atë me 22 janar 2020, e i pari i FFK-së, është thirr se klubi nuk ekziston më e që ashtu do të duhej të ishte, kurse redaksia jonë siguroi edhe dokumentacionet e regjistrimit të klubit.

Neni 12 i rregullorës për regjistrimin e klubit, tregon shumë mirë që ai duhet të miratohet nga KE i FFK-së.

Fillimisht shërbimi administrative i FFK-së, verifikon kompletimin dhe përmbajtjen e dokumentacionit të aplikuesit rë deponuar nga klubi në LRF përkatëse dhe ia dërgon në miratim KE-së, pas së cilës kjo e fundit e kërkon nga Kuvendi që të pranojë apo jo aplikuesin, ndërsa Kuvendi vendos më pas, gjë që nuk u bë.

Krejt në fund, duhet shtuar edhe këtë fakt se FFK-së, pas pranimit në UEFA, nuk guxon të regjistrojë asnjë klub me emrin Kosova (të shtetit), pasi ato kanë qenë të detyruara të ndryshojnë emrin, siç ndodhi me Kosovën e Vushtrrisë.   

Përveç vazhdimit të garave dhe ekzistimit të klubit, Agim Ademi tani është përkujdesur që t’i rregullojë edhe fushën me bari sintetik në Bernicë,  për çka Gazeta Metro kishte raportuar më 21 mars të këtij viti.

Por, me kaq nuk përfundon kjo histori. Agim Ademi, i ka siguruar klubit në fjalë edhe një stadium modern, ku pronar është pikërisht nipi i tij Visari, andaj me plot të drejtë ka reaguar ndërkohë klubi mitrovicas Trepça ’89, që ka kërkuar hetime nga organet shtetërore.

FFK-se mesojmë se gjithashtu i ka nis punimet edhe në stadiumin e Hajvalisë, ku edhe aty fusha do jetë me bari sintetik, për të cilën shtëpia kryesore e futbollit në vendin tonë, nuk  ka dhënë asnjë njoftim për ato punime.

Klubet e Superligës kanë reaguar edhe për punimet në Hajvali, duke akuzuar Agim Ademin për dëmtim të buxhetit dhe se këto punime po bëhen pa transparencë, duke mos dhënë asnjë njoftim.

Kujtojmë që Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, është i dënuar edhe me 9 muaj burg efektiv.