Agim Ademi viziton djemtë e Përfaqësueses, u jep motiv për ndeshjet e qershorit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës. Ademi i ka motivuar ata para dy miqësoreve të qershorit. “Sot vizitova ekipin kombëtar të Kosovës gjatë seancës stërvitore në kampin nacional në Hajvali. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe bashkuese, ku secili lojtar i grumbulluar po përgatitet me pasion për dy ndeshjet miqësore që po afrohen.
Isha i lumtur të takoja edhe futbollistët Ron Raçi, Florian Haxha e Bledion Krasniqi, të cilat për herë të parë janë pjesë e Dardanëve, duke sjellë shpresë dhe energji të re në familjen tonë të madhe.
Uroj me gjithë zemër që ekipi të ecën me sukses në këtë rrugëtim dhe të na bëjnë krenarë në çdo sfidë.
Forca Kosova”, shkruan Ademi në Facebook.