75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Agim Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Të gjitha po punojnë me seriozitet maksimal…!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar disa klube kosovare që po zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi.

Ai është takuar me lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, si: Ballkani, Malisheva, Drenica, Prishtina e Re dhe Feronikeli ’74, shkruan Indeksonline

Ademi thotë se të gjitha klubet janë duke punuar me seriozitet të lartë.

“Çdo klub po punon me seriozitet maksimal për të ndërtuar një sezon sa më të suksesshëm, duke investuar në përgatitje fizike, taktike dhe mentale. Jam pafundësisht i lumtur që në secilin klub atmosfera ishte pozitive, motivuese dhe plot shpresë për të ardhmen”, ka shkruar Ademi

I pari i FFK-së në Turqi ka udhëtuar për të qenë edhe pjesë e finales së Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës që zhvillohet, më 25 janar./Indeksonline/