09:42 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Agim Agushi thyen një tjetër rekord në Gjakovë (Video/Foto)

Zhongluesi i njohur në Kosovë, Agim Agushi po vazhdon të thyej çdo rekord botëror.

Agushi nga Komuna e Vitisë, ishte i pranishëm në Gjakovë për ta thyer një rekord të ri botëror.

Ai arriti në një kohëzgjatje prej 33 minutave të veshë dhe zhveshë 62 fanella derisa mbante topin në kokë.

Agushi pas këtij rekordi tha se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka plane të shumta për rekorde të reja.

Kujtojmë se zhongluesi tashmë ka futur vendlindjen e tij në Librin Genis./IndeksOnline/