21:20 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Agim Aliu bën zgjidhje për ferizajasit, zgjat nënkalimin në rrugën “Ahmet Kaçiku”

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se po shmangen rreziqet e kalimit të rrugës në këtë komunë.

Aliu, i cili është kandidat përsëri për kryetar të Ferizajt tha se zgjatja e nënkalimit për këmbësor në rrugën “Ahmet Kaçiku” që ka dalje  në rrugën “Emin Duraku” është gati në përfundim ku qytetarët do të jenë të sigurtë kur kalojnë dy anët e qytetit.

“Jo më rreziqe të kalimit të rrugës e jo më kolona të gjata veturash për shkak kalimit të këmbësorëve tek “Liridoni” në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Me zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat.

Nuk ka kohë për pushim, çdo ditë, tash e katër vite, një punë e kryer për Ferizajn e ferizajasit!”, shkroi ai./IndeksOnline/