75 Mall Live Search
21:14 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

Agim Aliu: Bulevardi i Ri, tashmë ka filluar së ndërtuari

Shtegu i ngushtë i rrugës mes Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Palestrës Sportive “Bill Clinton”, do të transformohet rrënjësisht, duke u zgjeruar e bërë gati për bulevardin e ri, ndërtimi i së cilës tashmë ka filluar.

Me shtigjet e ecjes, korsinë e biçikletave, sheshpushimet, drunjtë dekorativ e infrastrukturën përcjellëse, kjo hapësirë rigjenerohet plotësisht duke u kthyer në një ndër hapësirat më të bukura të qytetit.

Këtë pamje do ta ketë së shpejti!, ka shkruar kryetari Agim Aliu.