75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 04 Qershor 2021 / A. M.

Agim Aliu: Ferizaj ka ndryshuar e do të ndryshoj rrënjësisht!

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga sot edhe zyrtarisht është ri-kandiduar për kryetar nga PDK-ja.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se është gati t’i shërbej Ferizajt e ferizajasve në 4 vitet e ardhshme.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Aliu theksoi se Ferizaj ka ndryshuar e do të ndryshoj rrënjësisht.

May be an image of 3 people, people standing and text that says 'PDK PARTI'

Shkrimi i plotë:

Ferizaj është model i qeverisjes për gjithë Kosovën. Këtë nuk e themi ne, e thonë qytetarët. Besimi i tyre në qeverisjen tonë, solli miliona euro investime e projekte të veçanta që pa dilemë, ndryshuan faqen e Ferizajt. Unë jam gati t’i prijë Ferizajt edhe për katër vitet e ardhshme. Jam gati të jap çdo pikë djerse, mundi, përkushtimi, dashurie e pasioni për ta bërë Ferizajn siç e duan dhe meritojnë ferizajasit. Unë jam gati, t’i shërbej ferizajasve e bashkë të ndajmë fatin në çdo ditë të qeverisjes sime.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Sot, në prezencën e personaliteteve emblematike të Ferizajt, lidershipit e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në një ceremoni simbolike, u zyrtarizua kandidatura ime për Ferizajn e 4 viteve që na presin, për të triumfuar natyrisht, sepse Ferizaj e ferizajasit nuk kanë kohë të humbin, nuk meritojnë kthimin prapa, por presin ta lartësojmë edhe më shumë Ferizajn, të mos ndalim ritmin e zhvillimit të çdoditshëm, gjithmonë me qytetarin dhe fatin e tij në radhë të parë, pa dallime të bindjes politike, apo çfarëdo tjetër që bën dallimin mes nesh, por me zemrën plot e të bashkuar për Ferizajn që të gjithë duam.

May be an image of 2 people, people sitting, outdoors and text that says 'PDK C'

Faleminderit familjes sime që pakursim i kam në krahë e mbështetje;

Faleminderit profesionistëve të çdo fushe që shërbyen dhe i shërbejnë vizionit tonë për Ferizajn siç e meriton;

Faleminderit bashkëpunëtorëve, forcës sonë politike në gjithë përpjekjen e tyre për ta bërë më të mirën;

May be an image of 11 people, people sitting and outdoors

Faleminderit secilit qytetarë pa dallime politike e çfarëdo bindje, që vendosi t’i jap mbështetje dhe e mbështet Ferizajn e gjeneratës tjetër, të zhvilluar, prosperues e qendër urbane që bën dallimin në gjithë Kosovën.

Jam gati, me besimin e fuqinë që buron nga ju, të dalim faqebardhë në zgjedhje lokale.

Na priftë e mbara!