75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Agim Aliu: Miqësia mes Kosovës dhe Izraelit ka rrënjë historike

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Izraelit ka rrënjë historike e me perspektivë të ndritur bashkëpunimi tash dhe në të ardhmen.

Kështu tha pas një takimi me ish nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit dhe njëkohësisht ish nënkryetarin e Bashkisë së Jeruzalemit, ndërmarrësin Hilik Bar, së bashku me themeluesin e kompanisë “Kidic” (Kosovo Israel Development Investment Corporation) në Kosovë, Damian Brikman.

Ai njoftoi se me ata bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha ekonomike, veçanërisht në agroteknologji dhe shërbime të bazuara në teknologji informative në përgjithësi, mundësi kjo për shkëmbime me bizneset ferizajase dhe në dobi të Ferizajt./Indeksonline/