Agim Aliu pret në zyrë publicistin Fahri Musliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në , prita në vizitë, gazetarin e publicistin e mirënjohur Fahri Musliu.
Postimi i plotë:
Një fillimvit me një dhuratë të çmuar e bisedë të këndshme miqësore. Sot, prita në vizitë, gazetarin e publicistin e mirënjohur Fahri Musliu me bashkëpunëtorë, i cili së fundmi nxori në dritë botimin e dytë të veprës së tij monumentale, kushtuar të papërsëritshmit, yllit të artit kinematografik e skenik, Bekim Fehmiu, vepër kjo përmendore prej letre e jetës, krijimtarisë dhe veprës së papërsëritshme të Bekim Fehmiut, gjurmët e së cilës me këtë monografi i mbeten trashëgim, historisë së brezave.
Faleminderit për veprën, dhuratë të çmuar si dhe bisedën e veçantë miqësore mbi artin, kulturën e politikën në vend.