75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Agim Aliu prezanton projektin për nënkalim për automjete dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë

Kryetari aktual i Ferizajt, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Agim Aliu ka prezantuar planin për nënkalim për automjete dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë.

Ai tha se ky projekt do të lidh lehtësisht dy anët e qytetit.

Postimi i plotë:

Nënkalimi për automjete dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë

Një vepër e madhe e infrastrukturës 🚧🛣e cila do të lidh lehtësisht dy anët e qytetit, duke i mundësuar sheshit e platove të reja krejt të gjelbërura🌲🌷🌳 të shtrijnë shtatin edhe në këtë pjesë, qendër të qytetit, është 👷🏻‍♂️🏗ndërtimi i nënkalimit për këmbësorë e makina afër Stacionit të Policisë.

Me dy vendkalime për këmbësorë 🚶🏻‍♂️🚶🏻‍♀️qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta♿️rripin rrugor nëntokësor për kalimin e veturave 🚘🚕ndërtimin e amfiteatrit skaj Pallatit të Kulturës 🎭 ky projekt do të shtrihet nga rruga “Dëshmorët e Kombit” për tu lidhur mrekullisht me bulevardin 🟩që kemi nisur tek Pallati i Sporteve dhe shkollat e mesme, vepër kjo që i jep lëvizshmëri, dinamikë zhvillimi📈 e identitet të ri kësaj zone të qendrës së qytetit.