Agim Aliu publikon platformën qeverisëse për 2021-2025

Agim Aliu po pretendon edhe një mandat qeverisës në Ferizaj. Kryetari aktual ka publikuar platformën qeverisëse edhe për 4 vitë të tjera.
Platforma është shpërndarë në formë digjitale me arysetimin se kjo formë është më e përshtatshme për shkak të pandemisë.
“Platforma qeverisëse 2021-2025, për Ferizajn që duam 💙💛 tashmë është në duart tuaja.
Jam i habitur e njëkohësisht i lumtur me shpërndarjen kaq masive të platformës qeverisëse në formë elektronike 💻📱të cilës mund t’i qaseni duke skanuar kodin në posterin e mëposhtëm👇Deri më tani, janë mijëra ferizajas që kanë bërë këtë gjë, bëhuni edhe ju një nga ta.
Ne po shpërndajmë në këtë formë platformën qeverisëse, pra në formë digjitale, për të shmangur eventualisht shpërndarjen e virusit🦠 përmes mijëra kopjeve fizike, po kështu për të mbrojtur mjedisin ✅duke mos përdorur letër të shtypur por edhe duke instaluar një fushatë digjitale, standard i ri për Ferizajn 🆕 për betejën që bashkë do ta fitojmë, këtë të diele, më 17 tetor” shkruan Aliu në njoftim.