20:50 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Agim Aliu tregon kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i PDK-së

Kreu i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se PDK pas zgjedhjeve lokale duhet të mendojë për emrin e kryetarit të ri.

Në një intervistë dhënë portalit GazetaBlic, Aliu ka thënë se momentalisht Partia Demokratike duhet të merret me kandidaturat për zgjedhjet lokale.

“Mendoj se momenti më i mirë do të ishte pas zgjedhjeve lokale. Aktualisht do të ishte e gabuar që të merremi me të. Kandidaturat janë pikat kryesore për momentin. Pas zgjedhjeve lokale do të shohim”, tha ndër të tjera Aliu.