13:52 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Agim Bahtiri dhe familja e tij kërcënohen me jetë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë.

IndeksOnline, ka provuar disa herë radhazi të kontaktonte kryetarin Bahtiri, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Lidhur me këtë kërcënim janë njoftuar edhe organet kompetente, me ç’rast po kujdesen nga afër për kryetarin dhe familjen e tij.

Burime të IndeksOnlinet, bëjnë me dije se prokuroria është duke i udhëhequr hetimet.

Vlen të përmendim faktin se kjo nuk është hera e parë që Bahtiri merr kërcënime./IndeksOnline/