18:02 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Agim Bahtiri do të kaloj në LDK?

Gjatë ditës së sotme u raportuar se kryetari i Mitrovciës, Agim Bahtiri ka dhënë dorëheqje nga partia e AKR-së.

Indeksonline ka kontaktuar sekretarin e përgjithshëm të AKR-së Vesel Makollin, i cili ka thënë se nuk beson në diçka të tillë, pasi sipas tij ai do duhej ta njoftojë partinë fillimisht.

“Nuk kam ndonjë informacion zyrtar dhe nuk besoj që është e vërtetë”, ka thënë ai.

Indeksonline ka arritur të siguroj një fotografi, të bërë para disa ditëve, ku shihet anëtari i LDK-së, Agim Veliu dhe Agim Bahtiri.

Ata shihen duke bërë i ngritur dy gishta lartë, që është shenjë e LDK-së.

 Kjo asociacion në një kalim të mundshëm të Bahtirit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/