75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Agim Bahtiri i gatshëm të kandidojë edhe njëherë për kryetar të Mitrovicës

Agim Bahtiri në një intervistë në T7 ka thënë se koalicioni LDK-PDK dhe AAK në Mitrovicë vetëm sa e ka bërë atë të jetë edhe më fuqishëm dhe i vendosur për të vazhduar punën e tij si kryetar i komunës së Mitrovicës, transmeton IndeksOnline.

“Po nga sot e shpalli kandidaturën time, e bëj publike atë, sepse askush nuk mund të më ndal të punoj për qytetin tim”, tha Bahtiri.

Ai ka thënë se qeverisja me duar të pastra e “Agim Bahtirit” do të vazhdoj deri në fund të mandatit të tij.

“Kam ardhur në Mitrovicë për të qenë shërbëtor i qytetarëve të mi, dhe do të jem i tillë deri në ditën e fundit të mandatit tim sepse këtë ja kam borxh qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Mitrovicës”, tha Bahtiri./IndeksOnline/