75 Mall Live Search
10:44 / E Premte, 25 Prill 2025 / H F

Agim Bahtiri ia çon një cucëll për fëmijë Paris Gurit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK-së, Paris Gurit dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë.

Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV-ja.

Në momentin e kapur, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.

Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”./Reporteri.net/