75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Agim Bahtiri ka një mesazh rreth koncertit të Unikkatilit në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ishte mbrëmë pjesë e koncertit madhështorë që u mbajt në stadiumin ‘Adem Jashari’ në komunën që ai drejton, shkruan Indeksonline.

E ishte kryetari i cili e befasoi publikun kur u ngjit edhe vet në skenë, e përkrah këngëtares Shkurte Fejza këndoi disa këngë patriotike duke ‘elektrizuar’ publikun e pranishëm.

Pas performancës së Unikkatilit, publiku mbeti shumë i kënaqur, aq më shumë kur një koncert i përmasave të tilla u mbajt në qytetin e Mitrovicës që është një ‘pikë e dobët’ për çdo shqiptar, për shkak të situatës së brisht që ndodhet.

Ka qenë vetë kryetari Agim Bahtiri i cili i bëri një falënderim publik reperit të njohur Unikkatil duke shkruar : “Njëri prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, sonte erdhi nga ShBA për t’i thënë JO ndarjes së veriut.”  /Indeksonline/