17:36 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Agim Bahtiri në përkrahje të Albin Kurtit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që nesër të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e që do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në ketë takim do të bisedohet lidhur me deklaratat e Presidentit Thaçi për ‘korrigjim të territoreve’ që sipas Bahtirit, bisedimet e Thaçit me Serbinë për shkëmbime territoriale janë në kundërshtim me detyrat e tij.

Në këtë tubim , pritet që të flasin kreu i VV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Kosova po kalon nëpër një situatë të vështirë politike, që ka ardhur si pasojë e veprimeve të gabuara të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka nisur bisedimet për shkëmbime territoriale me Serbinë në kundërshtim me detyrat e tij dhe pa mandat nga Kuvendi i Kosovës Andaj, i ftoj qytetarët e Mitrovicës që nesër (e shtune) të marrin pjesë në tubimin e organizuar në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku do të flasim së bashku me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, për situatën e krijuar, të cilës klasa politike dhe gjithë populli duhet t’i thonë ‘stop’! ’’, shkruan Bahtiri në një status në Facebook .