75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Agim Bahtiri reagon për përplasjen fizike të pjesëtarëve të LDK-së në Mitrovicë

Një përleshje fizike ndodhi sot mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.

Në këtë përleshje padyshim se nuk munguan grushtet, e që pas gjithë kësaj salla është liruar e tëra nga pjesëtarët e LDK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe i pari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri.

Ai tha se si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë apelon tek strukturat e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë, transmeton Indeksonline.

Bahtiri tha gjithashtu se ndjen dhimbje kur sheh problemet që shembin diçka që në krijimin e saj ka kontribuar edhe vetë ai.

Postimi i plotë:

 Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përzemërsisht,

Agim Bahtiri