16:05 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Agim Çeku thotë se aktakuza ndaj tij nuk është e konfirmuar, por…

Zëvëndësministri i FSK-së, Agim Çeku e ka pranuar vendimin e kreut të partisë, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat të zyrtarëve që janë të ngarkuar me aktakuza.

Për Indeksonline, Çeku ka thënë se aktakuza ndaj tij nuk është e konfirmuar, por ai e respekton vendimin e partisë.

“Është qasje e partisë. Është e vërtetë që ka aktakuzë ndaj meje, por si e tillë nuk është e konfirmuar. Akuza ndaj meje nuk ka të bëjë me kriz, nepotizëm, as korrupsion, por e respektoj si vendim të partisë. Kryetari Veseli më ka lajmëruat sot më herët mua për këtë vendim” ka thënë Çeku për Indeksonline.