Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Kukësit

Klubi i Kukësit ka firmosur kontratë me sulmuesin nga Tetova, Agim Ibrahimin.
Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën shqiptare, shkruan IndeksOnline
Me një karrierë shumë të pasur në Evropë, në klubin e Cagliarit në Serie A, Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni ka vendosur t’i bashkohet Kukësit.
” NOW IT’S OFFICIAL!!!
Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Agim Ibraimi! Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!
Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, fanellën e Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni. Suksese ka pasur edhe në kampionatin kazak me Astanën, duke fituar titullin kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ibraimi ka fituar 2 Kupa Sllovenie, 4 tituj kampion në Slloveni e një titull në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket aspektit personal, Ibraimi është shpallur 3 herë futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjes ndeshjesh në Champions League dhe Europa League.
Ibraimi do të bashkohet të hënën në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet me ekipin tonë. Mirë se vjen Agim! Të priftë e mbara! Karriera e Ibraimit”.
