75 Mall Live Search
20:55 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Agim Krasniqi jep dorëheqje nga anëtari i Bordit në ndërmarrjen publike “Uniteti”

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme se anëtari i bordit i Ndërmarrjes Publike Rajonale të Mbeturinave “Unitet”, Agim Krasniqi po vazhdon të i mbaj dy poste në të njëjtën kohë.

Krasniqi ditë më parë ka pranuar edhe postin e asamblistit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, Krasniqi për IndeksOnline ka treguar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit.

“Momentin që e kam kuptuar se mbajtja e dy pozitave është konflikt interesi, kam dhënë doreheqje nga pozita e Antarit të Bordit, doreheqje të cilën e kam përcjell tek Komisioni i Aksionerëve pranë Kuvendit Komunal të Vushtrrise

Kërkoj nga ju që këtë reagim ta postoni në portalin tuaj si qështje e etikës profesionale dhe si sqarim për opinionin publik.

P. S. Unë me përgjegjësi deklaroj se kam qenë i qasshëm në çdo kohë siç kam qenë edhe për portalet tjera prandaj nuk qëndron fakti se kam qenë i paqasshëm për ju, prandaj konsideroj se e keni dezinfornuar opinionin publik dhe kërkoj nga ju kërkim falje publike.”, tha ai./indeksOnline/