75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Agim Ramadanit i akordohet titulli ‘Krenaria e kombit shqiptar’

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me rastin e shënimit të 20 vjetrit të rënies së dëshmorit të kombit Agim Ramadanit, i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri” .

“Ky titull dëshmorit të kombit Agim Ramadani, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të LHK ‘Ali Hadri’ në Deçan.