Agim Sopi i kënaqur me fitoren, i quan “trima” lojtarët e tij
Feronikeli mposhti Prishtinën në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Agim Sopi që kur mori drejtimin e skuadrës të premten e kaluar.
Pas humbjes ndaj Ballkanit, ai tha se i kanë shikuar dobësitë dhe i kanë përmirësuar gabimet e bëra në atë ndeshje.
“Jam i kënaqur me lojën e këtyre trimave, s’kemi pasur shumë kohë për me ditë mirë se kush ku luan, jam i kënaqur me lojën“, ka thënë Sopi pas ndeshjes për SS Kosova.
“Biseduam para lojës, vullneti duhet të jetë më i madh se frika, loja luhet 90 minuta“.
“Kemi analizuar lojën dhe kemi shiku dobësitë dhe i kemi përmirësuar, djemtë janë shumë të koncentruar dhe dëshirojnë të shkojnë përpara“.
Sopi ndeshjen e parë e humbi ndaj Ballkanit derisa në ndeshjen e dytë mori tri pikë të plota. /IndeksOnline/