Veliu arsyetohet për mungesën, në mbledhjen e kaluar
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka arsyetuar mungesën e tij në mbledhjen e kaluar të partisë. Ai ka thënë se qe 20 vjet nuk e ka bojkotuar mbledhjen dhe nuk është asgjë për t’u shqetësuar ajo që i ka ndodhur.
“Edhe unë mund të mungoj ndonjëherë në mbledhje. Që 20 vjet nuk e kam bojkotuar mbledhjen”, ka thënë Veliu.
Numri një i Podujevës ka folur edhe mundësinë e nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja dhe gjasat që LDK-ja të shkojë në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.
“Edhe Vjosa mund të jetë kandidate për kryeministre. LDK-ja na bashkon të gjithëve. Personalisht, mendoj se LDK-ja duhet të dalë e vetme në zgjedhje dhe të matet ma partitë e tjera për të parë se kush do të dalë fitues” ka thënë Veliu./Indeksonline/