13:55 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Agim Veliu flet ekskluzivisht për IndeksOnline: Albin Kurtit i ka humbur rruga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në një prononcim për IndeksOnline ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar atë nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Në pamundësi për të marr vendime të mëdha për Kosovën, Albin Kurti është totalisht i dëshpëruar dhe e ka humbur rrugën dhe nuk din së çfarë është duke bërë. Ai me këtë vendim, i cili nuk qon shumë peshë, vetëm po e komplikon situatën”, ka deklaruar Veliu.

Ai ka thënë se njoftimin e ka marrë përmes mediave për shkarkim nga detyra.

“Unë njoftimin e kam marrë përmes mediave për shkarkim. Kam bisedu me kryetarin Isa Mustafa dhe ai më ka thënë se nuk është në dijeni për këtë veprim të kryeministrit i cili është i papranueshëm”, ka thënë Verliu për IndeksOnline.

Pas këtij shkarkimi LDK pritet të mblidhet për të marr vendime përkitazi me situatën e krijuar./IndeksOnline/