75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu: LDK është më së shumë sesa një parti, është institucion nacional që kultivon e afirmon vlera

Lidhja Demokratike e Kosovës shënon sot 30 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu ka deklaruar se LDK është më shumë sesa një parti,  e që sipas tij është një institucion nacional që kultivon e afirmon vlera dhe ruan miqësinë me aleatët perëndimorë, transmeton Indeksonline.

Ai tha se në 30 vjetorin e saj, LDK vazhdon të jetë partia me lidershipin më të mirë, që ka dijen e guximin politik dhe anëtarësinë më besnike.

Veliu uroj që të jetë e bekuar Lidhja.

Postimi i plotë:

Tridhjetë vjet nga lindja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes politike nacionale, e cila fuqishëm artikuloi kërkesat politike të shqiptarëve dhe u bë nismëtare e proceseve të pluralizmit në këtë pjesë të Evropës.

Me profilin saj kombëtar, demokratik e shtetformues, LDK përmbysi rendin komunist dhe u bë forcë motorike e lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tash, në 30-vjetorin e lindjes së Lidhjes sonë, që me themeluesin dhe prijësin e saj historik Dr. Ibrahim Rugova, vendosi themelet e shtetit të pavarur e sovran, LDK fuqishëm është e angazhuar dhe punon në shtetndërtimin e Kosovës, një shteti normal evropian ku sundon ligji e mbretëron dija.

Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë sesa një parti, është një institucion nacional që kultivon e afirmon vlera dhe ruan miqësinë me aleatët perëndimorë, Shtetet e Bashkuara e NATO-në dhe punon fuqishëm për integrim në BE.

Në ditëlindjen e saj të 30-të LDK vazhdon të jetë partia me lidershipin më të mirë, që ka dijen e guximin politik dhe anëtarësinë më besnike.

Qoftë e bekuar Lidhja jonë!