13:52 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Veliu: LDK-ja s’heq dorë nga kryeparlamentari, sot duhet t’i jepet fund kësaj çështjeje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se partia e tij nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se sot duhet të ndodhë takimi dhe t’i jepet fund kësaj çështjeje, raporton IndeksOnline.

“Ne po presim ofertën që ia kemi dërguar VV-së e cila është kryeparlamentarin, 5 ministri dhe zotimin për president”, ka thënë Veliu./IndeksOnline/