75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veliu mban takim me udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve të MPB-së dhe AP-së

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar sot një takim njoftues me udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, ministri Veliu, para menaxhmentit të lartë të ministrive theksoi se është i bindur se gjatë këtij mandati, do të ketë një bashkëpunim të mirë, të bazuar në mirëbesim, transparencë dhe llogaridhënie, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë njoftues me udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, ministri Veliu, para menaxhmentit të lartë të Ministrisë theksoi se është i bindur se gjatë këtij mandati, do të ketë një bashkëpunim të mirë, të bazuar në mirëbesim, transparencë dhe llogaridhënie.

Për më shumë:https://mpb.rks-gov.net/News.aspx?ID=4295