Agim Veliu mbërrin në Kuvend
 
				Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka mbërritur në Kuvend të Kosovës, pak minuta para nisjes së seancës për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Veliu është propozuar edhe njëherë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se Qeveria në krye me Albin Kurtin, është rrëzuar pikërisht pasi që i pari i LVV-së, vendosi për shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit.



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                