Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Pas disa muajve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot zyrtarisht arritën marrëveshjen e tyre për koalicion bashkëqeverisës.
Dy partitë tashmë janë pajtuar për mënyrën e ndarjes së pozitave ekzekutive.
Por siç duket një nga komunat e Kosovës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo pasi sipas burimeve të Indeksonline, kryetari i tanishëm i Podujevës, Agim Veliu është propozuar nga LDK për ministër të Punëve të Brendshme.
Sipas burimeve të Indeksonline ky vendim u morë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.
Veliu ndryshe njihet si një nga njerëzit kryesorë të LDK-së, si dhe ndër nënkryetarët e kësaj partie./Indeksonline/