22:36 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Agim Veliu paralajmëron Vjosa Osmanin: Nëse flet për mua, do t’i nxjerri këto fakte

Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se nëse Vjosa Osmani vazhdon të merret me të, atëherë ai do të zbulojë gjëra të tjera për të.

“Unë s’do të merrem më me të, veç nëse merret ajo me mua. Por nëse ajo vazhdon të merret me mua, unë do të  nxjerr fakte të reja, që kanë të bëjnë me historinë më të re, rreth negociatave për koalicionin që u diskutua katër muaj e zgjati veç 51 ditë”, ka thënë Veliu në Pressing.

Ndryshe, Agim Veliu përmes një postimi sot i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmanit, e cila dje tha se ‘Veliu nuk do të duhej të ishte ministër i brendshëm’.