Agim Veliu për Gazmend Muhaxherin: Ky far Gazi i botës shpërfaqi ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka reaguar Gazmend Muhaxherit për deklaratën e mbrëmshme në një debat televiziv, shkruan IndeksOnline.
“LDK-ja, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!
Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejtë pritej që kjo parti të fokusohej në rikuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.
Siç e thashë, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flasë ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.
Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të jepte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.
Vetëfajsimi që LDK-ja po ia bën vetes, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.
LDK-ja, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saj qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.
LDK-ja, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijërore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe verpimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive të tjera politike, si edhe “kinezët e Facebook-ut”.