75 Mall Live Search
12:38 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu përkrahë Isa Mustafën – thotë se Fatmir Sejdiu s’i mori votat e duhura për të qenë kandidat

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu thotë se Kuvendi Zgjedhor ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe demokratike.

Veliu ka thënë se tashmë pritet të zgjidhet edhe krysia e re e LDK-së.

“Ka ndodhë ajo që është pritë. Kuvendi shkoi në mënyrë të qetë, demokratike. Tash presim ta zgjedhim kryesinë”, ka thënë Veliu.

Kurse, sa i përket akuzave të Fatmir Sejdiut, Agim Veliu, ka thënë se ai ka mundur të jetë i paknaqur me faktin që nuk mori votat e mjaftueshme për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

“Ecuria e Kuvendit ka qenë shumë normale. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Ai mund të jetë i paknaqur vetëm për faktin e mbështetjes ndaj tij dhe që nuk arriti që ti merr votat ashtu sic e parasheh statuti për të qenë kandidat për kryetar të partisë”, ka thënë Veliu.