75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Veliu vendos gurin themeltar për objektin e ri të “Pastrimit”

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka vendosur gurin themeltar për ndërtimin e objektit të ri të kompanisë “Pastrimi”.

Vënia e gurit themeltar është bërë bashkë me kryeshefin e kompanisë, Burim Kelmendi.

“Bashkë me kryeshefin e kompanisë rajonale “Pastrimi”, Burim Kelmendi, sot vendosëm gurin themeltar për ndërtimin e objektit të ri të njësisë së kësaj kompanie në Podujevë.

Me ndarjen e parcelës nga Komuna dhe ndërtimin e objektit, në lokacionin e ri, krijohen kushte më të mira pune për ofrimin e shërbimeve cilësore në mbrotjen e ambientit”, shkruan Veliu në njoftim.