10:52 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Agim Veliu voton me familjarët e tij (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Agim Veliu ka votuar bashkë me familjen e tij në një nga qendrat e votimit në këtë komunë.
Veliu pret dalje të madhe të qytetarëve për të votuar.

“Pres që qytetarët të dalin të votojnë, të përcaktojnë se kë dojnë për katërvjecarin e ardhshëm. Pres dalje të madhe të qytetarëve si herën e kaluar. Ky proces është më i lehtë më i qetë dhe të përfundoj më shpejtë” ka thënë Veliu./Indeksonline/