75 Mall Live Search
18:05 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Agjencia Amerikane i dhuron Kosovës softuerin për identifikimin e gishtrinjëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka publikuar fotografi nga momenti  kur është nënshkruar donacioni i Agjencisë Shtetërore Amerikane ‘INL’ për dhurimin e softuerit për identifikimin e  gishtërinjë apo “Fingerprint”.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Ekrem Mustafa.

Vlera e këtij softuerit është një milionë dollarë.  Ndihmës Sekretari, Madison ka falënderuar Agjencinë e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për punën e tyre dhe përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar.

Me anë të këtij softuerit Kosova pritet që autoritetet e rendit të jenë ende më efikase për të luftuar krimin e organizuar./Indeksonline/