Agjencia e Barnave në Kosovë: Jemi të përgatitur për çdo efekt anësor të vaksinës Pfizer

“Jemi të përgatitur, nëse paraqitet çfarëdolloj efekti anësor nga vaksina ‘Pfizer’”, tha drejtori i Agjencisë së Barnave “Malmed”, Lirim Shabani.
Shabani shtoi se gjasat janë minimale që të paraqitet ndonjë efekt anësor nga vaksina “Pfizer”.
Drejtori i Malmed tha se Maqedonia e Veriut është shteti i parë që ka marrë donacion të vaksinave “Pfizer”.
Ai gjithashtu shtoi se kompania “Pfizer” nuk e lejon donacionin nga një shtet në një shtet tjetër dhe për këtë arsye u vonuan vaksinat nga Serbia.