75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 12 Maj 2025 / mp

Agjencia e “milionave”, ende pa drejtor ekzekutiv

Ministria e Financave ka shtyr afatin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).

Afati është shtyr për pesëmbëdhjetë ditë.

 AQP-ja, është institucion që trajton tenderë me vlera mbi 1 milion euro, vazhdon të udhëhiqet me ushtrues setyre.

Ministria në vendim shtyrjen e afatit e ka arsyetuar me kompleksitetin e çështjeve administrative.

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative, shtyhet afati për përfundimin e procedurës së verifikimit të aplikacioneve për konkursin për drejtor ekzekutik  të Agjencisë Qendrore të Prokurimit”, thuhet në arsyetimin e vendimit të ministrisë.  

Ndryshe, shumë institucione ka më shumë se 4 vjet që vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre./Indeksonline/