Agjencia e Ushqimit asgjëson mbi 100 kilogramë suxhuk në Istog e Pejë

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar mbi 110 kilogramë suxhuk dhe produkte tjera të mishit, në rajonin e Pejës dhe Istogut të martën.
Sipas të dhënave, në Pejë, është kapur një person duke transportuar suxhuk me mjet transporti jo adekuat.
Ndërsa, në një market në rrethinën e Istogut është gjetur duke u shitur suxhuk pa deklaracion.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Vetetrinarisë, Lamir Thaçi, për IndeksOnline ka thënë se ky asgjësim ndodhi edhe si pasojë e kushteve higjienike dhe temperaturave jo adekuate.
Ai ka bërë të ditur se rasti në Pejë ka ndodhur të martën, më datë 24.03.2020, ku në një veturë është gjetur një sasi prej 63 kg suxhuk shtëpiak i prodhuar nga mishi i gjedhit.
“Inspektori veterinarë i AUV-së Zyra Regjionale në Pejë ka ushtruar kontrollin sipas procedurës standarde dhe në pajtueshmëri me ligjet në fuqi. Personi në ketë rast ka qen duke transportuar suxhukun me mjet transporti jo adekuat siç parashihet me ligj dhe ne kushte higjienike dhe të temperaturave jo adekuate siç kërkohen për transport të këtij lloji të produktit”, tha ai./IndeksOnline/