20:18 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Agjencia e Ushqimit lejon që produktet “Wudy” të rikthehen në treg

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka lejuar rikthimin në treg të produktit “Sallam Wudy” dhe të “Virshlle Wudy”, të cilat nuk janë përfshirë në incidentin e infektimit me bakterin ‘listeri monocitogenes’.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur lejimin e rikthimit në treg për shitje dhe konsum të  produktin ‘’Sallam Wudy’’ dhe po ashtu do ta lejojë rikthimin në treg  produktin ‘Virshlle Wudy’ të cilat kanë datë skadence nga  data 30.10.2022 dhe tutje”, , thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Duke u bazuar në njoftimin zyrtar të sistemit RASFF se produkti sallam i brendit ‘’Wudy’’ dhe virshlle të lotëve qe kanë skadencë 30.10.2022 nuk janë të përfshira në incidentin e infektimit me bakterin ‘listeria monocitogenes’. Kjo bazuar edhe ne informatat e marra nga autoriteti i vendit të origjinës dhe vendimet e autoriteteve tjera shtetërore ku tregtohet ky produkt”.

Ky produkt ishte hequr fillimisht nga shitja derisa u verifikua dhe ndarja sipas lotëve dhe datës së skadimit.

“Produkti ‘’Virshlle’’ i brendit Wudy fillimisht është tërhequr nga shitja dhe ka qenë në proces të verifikimit dhe ndarjes sipas lotëve dhe datës se skadencës”.

“Është grumbulluar në depon e importuesit nën mbikëqyrje të plotë të inspektoratit veterinarë të AUV-së. Pas ndarjes se produkteve, ato të cilat janë të sigurta  u lejohet rikthimi ne treg”.

“Pjesa tjetër e cila është e dyshimtë në kontaminim sipas lajmërimit zyrtar do të mbesë e bllokuar për qarkullim deri në vendimin tjetër të inspektoratit ( për rikthim në vendin e origjinës ose asgjësim)”.

“Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të ju njoftojë ne kohë për të gjitha risitë ( vendimet)”.