21:23 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Agjencia Evropiane e Medikamenteve do të jetë në Amsterdam

Amsterdami fitoi sot garën për të pritur Agjencinë Evropiane të Medikamenteve (EMA), që do të largohet nga Londra për shkak të Brexit, njoftoi sot presidenca e BE-së.

Sipas një burimi diplomatik, qyteti holandez arriti të fitojë në fazën përfundimtare përballë Milanos.

Dy qytetet regjistruan të njëjtin numër pikës në raundin e tretë të votimit që merrnin pjesë ministrat e 27 vendeve që do të qëndrojnë në BE.

Sipas rregullores nëse në raunindin e tretë kandidatët marrin të njëjtin numër votash, atëherë fituesi zgjidhet me short.

Duke filluar nga sot në Bruksel janë mbledhur kryediplomatët e vendeve anëtare, ku do të votojnë për qytetet që do të presin agjencitë e ndryshme evropiane që do të largohen nga Britania e Madhe për shkak të Brexit.