11:51 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit nr. 45

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.45. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 45 përmban 98 asete/njësi dhe të gjitha këto do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit. 

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 03 prill 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur gjeni listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve.