75 Mall Live Search
13:49 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / mp

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka një thirrje për KQZ-në dhe partitë politike

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin  Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës. 

Agjencia po ashtu përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin  Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe  kompetencat ligjore të Agjencisë.