75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Agjenda e Kurtit, duket se nuk po i shkon në takim Hashim Thaçit!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka ofruar tri orare për takim të mundshëm kryeministrit Albin Kurti.

Në ftesën e bërë, Thaçi i ka rezervuar takimin në orët 10:00, 11:00 apo edhe 12:00.

Por, Kurti duket se i ka refuzuar të tria oraret e presidentit.

Në agjendën e sotme të kryeministrit, nuk figuron fare takimi me presidentin Thaçi.

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
  2. Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Këto janë dy pikat e vetme të cekura në agjendë, që është një konfirmim se nuk pritet të ketë as sot takim midis presidentit e kryeministrit./Indeksonline/