07:15 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Agjenda e Kurtit për sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Aktiviteti do të mbahet sot në ora 13:00 te ndërtesa e Qeverisë.

Kurse në ora 15:00 Kurti merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në nderim të viktimave dhe të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Kjo në Shënim të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt./Indeksonline/