Agjenda e LDK-së për fushatën zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së sotme do të vazhdojë takimet për fushatën zgjedhore.
Takimi do të fillojë me Klinën, Istogun dhe Bnajën e Pejës, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.
Vazhdën e takimeve LDK-ja do ta zhvillojë edhe në Pejë e duke pasuar për në Junik, ndërsa në orën 18:00, përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, prezantohen kandidatët për deputetë për rajonin e Pejës.
Ky është njoftimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës për agjendën e takimeve:
Të nderuar,
Sot (e enjte), më 4 shkurt 2021, kandidati i LDK-së për kryeministër, dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në këto takime:
Në orën: 12:30, në restorantin “Arbëri”, në Klinë.
Në orën 13:45, në Kompleksin “Ibrahim Rugova”, në Istog.
Në orën 14:30, kryeministri Hoti viziton hotelin “Onix”, në Banjë të Pejës.
Në orën 15:15, në hotelin “Dukagjini”, në Pejë.
Në orën 16:30, në restorantin “Swiss”, në Deçan.
Në orën 17:45, në restorantin “Gjeravica”, në Junik.
Ndërsa, në orën 18:00, përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, prezantohen kandidatët për deputetë për rajonin e Pejës.
Ftohen mediet t’i përcjellin këto ngjarje!
LDK – Zyra për informim/Indeksonline