75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 11 Qershor 2023 / AR

Agjenda e presidentes Osmani për Ditën e Çlirimit

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Në orën 08:30, Presidentja Osmani do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Vendi: Velani, Prishtinë;

Në orën 08:40, Presidentja Osmani bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi. Vendi: Velani, Prishtinë;

Në orën 09:30, Presidentja Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Vendi: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, Prekaz;

Ndërsa, në orën 11:00, Presidentja Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s. Vendi: Prishtinë; 

Në orën 18:00, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Pritjen e Përbashkët Shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit. Vendi: Hoteli “Emerald”