Agjenda për 13 vjetorin e vdekjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur agjendën për 13 vjetorin e vdekjes së dy ish-aktivistëve të Vetëvendosjes, Arben Xheladinit e Mon Balajt.
Statusi i ministres Haxhiu:
Në vijim, gjeni agjendën për përvjetorin e 13-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007:
10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.
13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.
I përjetshëm kujtimi për Arbenin e Monin!