09:10 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Agjendë e ngjeshur sot para ndeshjes, Kosovë – Ishujt Faroe

Sot, Kombëtarja e Kosovës do ta ketë një agjendë të ngjeshur para ndeshjes së nesërme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat kosovarë zhvilluan dje një seancë stërvitore para ndeshjes së dytë në këtë kompeticion – ndaj Ishujve Faroe.

Ndërsa, në seancën e sotme stërvitore, mediat do të lejohen të marrin pamje vetëm në 15 minutat e parë, ndërsa tutje stërvitjet do të jenë të mbyllura, transmeton IndeksOnline.

Kjo është agjenda e sotme e të dyja Kombëtareve para sfidës së nesërme:

Vendi: Stadiumi “Fadil Vokrri”
ora: 16:30 – Konferenca e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 17:00 – Stërvitja e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 18:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
ora: 19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës./IndeksOnline/